Para ca ditësh në afërsi të ambjenteve të përditshmërisë time vura re një tabelë: “Shitet Biznesi”.
Pyeta sipërmarrësin lidhur me këtë gjë dhe më tha: “Po mendojmë të largohemi nga Kukësi meqë fëmijët bëhen për shkollë dhe po mendojmë të mos i fusim këtu në shkollë.”
Në fakt fëmija i tyre do fillonte klasën e parë të ciklit të ulët fillor.

Vendi po shpopullohet për shumë arsye dhe arsimimi është investim me vlerë për të ardhmen. Po shpopullohet vendi me ikjen nga vendlindja.

Qeveritë dhe pushtetarët marrin votat e popullit, vjelin taksat dhe nuk ju kthejnë asgjë në shërbim këtij populli, as arsimin, as shëndetsinë, asnjë gjë. Banorët detyrohen të gjejnë vetë zgjidhjet se askush s’i ka parë e dëgjuar deri më sot. Ndërmarrin rreziqet drejt ikjes se nuk i mban më vendi i tyre nga zhgënjimet dhe harresa qeveritare.

Deputetet “turistë” as në korrespondencë nuk kanë menduar për të rikthyer vëmendjen e duhur e të  munguar këtyre banorëve, kësaj qendre banimi.
Kukësi një qytet sa i vogël, por me vlera të mëdha, ky qytet pretendent për çmimin “Nobel” ka rënë në harresë të pushtetit.

“Lëvizja për Ndryshim” është alternativa e duhur, për të ndryshuar, zhvilluar, mbështetur e përmirësuar jetesën e përditshme dhe të ardhmen e këtij populli me shpirtin më Bujar në Botë.

Ne “Lëvizja për Ndryshim” premtojmë të ardhme më të sigurtë.

Votoni Lëvizja për Ndryshim!
Votoni Nr.11 ✅!
Elsa Domi për Kukësin
#lëvizjapërndryshim


Takim në Has

Sot në Krumë të Hasit.Kam mbetur e mahnitur nga puna e dorës së kësaj zonje duarartë e shumë punëtore.Ndjehem krenare ...
Lexo më shumë

Voto NDRYSHE, Voto Lëvizjen për Ndryshim

Të nderuar bashkëqytetarë! Ju Drejtohem si Bijë e Qytetit të Kukësit, të Votoni për Lëvizjen për Ndryshim Jepni votën tuaj ...
Lexo më shumë